Sporti

SC Gjilani do të udhëtojë në Antalia për fazën përgatitore, do luajë miqësore me ekipe nga Hungaria e Kazakistani

01/07/2024 17:10
nga:Lorik J

Skuadra e SC Gjilanit do të udhëtojë në Antalia të Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore.

Klubi i Mezanit do të udhëtojë në Turqi pas një jave, ku edhe do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore me skuadra të huaja.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, SC Gjilani do të ballafaqohet me ekipe nga Kazakistani dhe Hungaria.

Me datën 20 janar, Gjilani do të ballafaqohet me Aqvital FC Caskvar, ekip ky nga Hungaria.

Ndërkohë, me datën 23, Gjilani do ballafaqohet me FC Qyzyljar, ekip ky nga Kazakistani.

/GazetaBlic Sport