Sporti

SC Gjilani do jetë vendas në ndeshjen e parë ndaj FK Liepaja

06/14/2022 21:56
nga:Lorik J

port Club “Gjilani” ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës Liepajës nga Latvia.

UEFA ka bërë zgjidhje pasi që çështja e stadiumit ka shfaqur probleme për skuadrat që do e përfaqësojnë evndin tonë në Ligën e Konferencës: Drita, Gjilani dhe Llapi, pasi e kanë orarin e njëjtë të ndeshjeve.

Gazeta Enigma ka mësuar se në mungesë të stadiumeve në Kosovë, ndeshja e parë mes FK Liepaja dhe SC Gjilani do zhvillohet në Kosovë me 7 korrik, kurse e kthimit me 14 korrik në Latvi.

Gjilani siguroi kualifikimin në garat evropiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.

Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.