Lajme

Burim Ramadani për përmbytjet në Kosovë: Zjarrfikësit Shpëtues treguan heroizëm, anipse shteti i braktisi

01/08/2026 20:58
nga:Genita C

Burim Ramadani ka reaguar pas situatës së krijuar nga vërshimet në Kosovë, duke vlerësuar lart angazhimin e Zjarrfikësve Shpëtues dhe duke kritikuar mungesën e mbështetjes institucionale ndaj tyre, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramadanit, zjarrfikësit kanë vepruar me profesionalizëm dhe guxim, pavarësisht, siç tha ai, se prej vitesh nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria.

Ai ka shprehur falënderim publik për të gjitha njësitë e Zjarrfikësve Shpëtues në Kosovë për kontributin e tyre gjatë përballjes me vërshimet.