Showtime

Besa Kokëdhima i reagon Edi Ramës për Mini-Shengenin: “Të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”

07/30/2021 14:48
nga:Gazeta Blic

Ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë ‘Open Balkan’, ajo iu ka drejtuar kryeministrin Edi Rama, duke shkruar se po vendos trarë me Kosovën, e po lidh marrëveshje me Serbinë, shkruan lajmi.net.

“Trarë me Kosovë e Mini-schengen me Serbinë, ose thënë të ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”, ka shkruar këngëtarja.

Tutje, ka vazhduar: “Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo-shqiptar e jo-shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gorstivar, në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi një”, ka shkruar Besa Kokëdhima.