Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar vëllezërit Ramiz dhe Fatmir Gashi, themelues të fabrikës së ngjyrave “Relux” në Mramor, raporton GazetaBlic.
I shoqëruar nga kandidati për Asamble, Burhan Pajaziti, Berisha vlerësoi përkushtimin dhe suksesin e kësaj familjeje si shembull frymëzues për të rinjtë dhe bizneset vendore.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe mundësitë në zhvillimin ekonomik lokal dhe rolin e bizneseve familjare në forcimin e komunitetit.


