Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë dhe objektet publike që shfrytëzohen nga qytetarët për pritje të pameve dhe varrimeve, raporton GazetaBlic.
Ai tregon se biseduan për problemet me të cilat përballen ata dhe qytetarët e Prishtinës në rastet e vdekjeve.
Berisha tha se në këto raste premtuam mbështetje maksimale si dhe rritje të mbështetjes financiare për ta.
Postimi i plotë:
Vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, si dhe në objektet publike që shfrytëzohen nga qytetarët për pritje të pameve, varrimeve etj.
U pritëm ngrohtësisht prej tyre dhe bashkë diskutuam për problemet me të cilat përballen ata dhe qytetarët e Prishtinës në rastet e vdekjeve.
Në këto raste u premtuam mbështetje maksimale, si dhe rritje të mbështetjes financiare për ta.
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://ëëë.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


