Lajme

Behrami: PDK nuk e voton asnjë president pa marrëveshje politike – Osmani ka qenë në shërbim total të VV-së!

01/23/2026 10:22
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, thotë se qëndrimi i partisë rreth çështjes së presidentës është i qartë, i cili thekson se nuk do ta votojnë asnjë president pa marrëveshje politike.

Behrami në një intervistë për GazetaBlic, tregon se Partia Demokratike e Kosovës, ka kritere, ku njëri nga ta është që presidenti duhet të jetë i paanshëm politikisht dhe të përfaqësoj unitetin e popullit të Kosovës.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar presidenten Osmani duke thënë se asnjëherë nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit por ka qenë gjithmonë në shërbim total të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës, është i qartë, edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka bërë të qartë se PDK nuk e voton asnjë president pa marrëveshje politike. PDK po ashtu ka kritere dhe njëri ndër kriteret është kriter që është edhe kushtetues që presidenti duhet të jetë i paanshëem politikisht dhe duhet të përfaqësoj unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Dhe zonja Osmani tashmë të gjithë në Kosovë e dimë që ajo nuk e ka përfaqësu asnjëherë, asnjë ditë, asnjë minutë, asnjë sekond unitetin e popullit por ka qenë në shërbim total vetëm të Lëvizjes Vetëvendosje”, përfundoi Behrami për GazetaBlic.

Intervista e plotë: