Lajme

SBAShK-u në takim me ministrin Vitia, kërkohet vaksinimi i punëtorëve arsimorë para fillimit të vitit të ri shkollor

06/18/2021 15:31
nga:M K

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Këta të fundit, përmes një komunikate dërguar mediave, kanë bërë të ditur kërkesat kryesore që ua drejtuan krerëve të digasterit në fjalë, përcjell GazetaBlic.

Sipas tyre, kërkesa eksplicite ishte vaksinimi i punëtorëve arsimorë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Viti i ri shkollor me punëtorë arsimor të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha Bunjaku dhe koordinatoren për vaksinimin Arbëresha Nela kanë pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , nënkryetaren Vjollca Shala dhe zyrtaren Vlora Rexhepi Berisha.

Ministri Vitia ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë dhe se do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë dhe sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj falënderoj Ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia. Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Ministri Vitia ka deklaruar se Ministria që ai drejton është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e proceduarat tjera që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë , por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse.

Lajçak: Kosova ende pa liberalizim, situata s’po ecën si duhet