Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) kanë marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore të organizuara me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nazist të Auschwitz-it.
Në këtë ngjarje, ku u bashkuan liderë shtetërorë, veprimtarë dhe sindikalistë nga e gjithë bota, SBASHK-u, së bashku me sindikata simotra nga Ballkani dhe Evropa, ka nderuar kujtimin për miliona viktima dhe ka riafirmuar angazhimin për bashkëpunim sindikal në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të arsimit.
Gjatë konferencës dhe takimeve të mbajtura, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë theksuar rëndësinë e solidaritetit global përballë sfidave që përjetojnë sindikatat sot.