Lajme

SBAShK-u i dërgon në deti 440 anëtarë të saj

06/15/2024 13:27
nga:N K

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate do të shkojnë në bregdetin shqiptar.

Sipas SBAShK-ut, kjo do të bëhet në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada.

“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor”, thuhet në njoftim.

Përzgjedhja e pushuesve sipas SBASHK-ut është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues.