Lajme

SBAShK: Qeveria nuk ua uruan, por po ua urojmë ne

12/31/2024 13:54
nga:N K

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij se gjatë konferencave përmbyllëse nuk gjetën asnjë minutë për t’i përshëndetur policinë, punëtorët e arsimit, administratën publike e zjarrfikësit.

SBAShK-u tha se përkundër që Qeveria e Kosovës nuk i uroi, një gjë të tillë po e bëjnë ata, duke thënë se urojnë që në vitin 2025 “të kemi kryeministër e qeveri, e jo sulltan e pashallarë”.

“U mbajtën konferenca përmbyllëse me mediet në këtë fundit dhe duke u nisur fakti se as Kryeministri Kurti e as ministrat e kësaj qeverie nuk e gjetën as edhe një minutë për të përshëndetur policinë tonë, që ka dhënë qindra shembuj në mbrojtje të atdheut, as punëtorin e arsimit, që u bë simbol i qëndresës në vitet e 90-ta e deri sot, as për administratën publike e as për zjarrfikësit e shërbyesit tjetër të popullit të Kosovës”.

“SBASHK ju uron Vitin e Ri punëtorëve arsimorë, policisë, punëtorëve shëndetësor, zjarrfikësve, punëtorëve të administratës dhe gjithë shërbyesve civilë dhe punëtorëve në sektorin privat me urimin që në vitin 2025 të kemi kryeministër e qeveri e jo sulltan e pashallarë”, thuhet në urim.