Lajme

SBASHK: Greva vazhdon, s’kemi ftesë për takim nga Qeveria!

09/28/2022 12:46
nga:Y I

Luljeta Boshnjaku, anëtare e Kryesisë së SBASHK, ka folur për “Gazeta Blic” se si po shkon greva në arsim.

Boshnjaku ka thënë se grava vazhdon, dhe për çdo lëvizje nga kjo masë do të ketë lajmërime.

“Ne jemi në kontakt me antarsinë dhe ne si “Këshill Grevist”, deri më tani greva vazhdon. Nëse kemi me vendos diçka tjetër dhe që ka ndonjë njoftim sigurisht do të lajmëroheni.Deri më tani sipas diskutimeve në antarsi  greva vazhdon për çdo vendim dhe lëvizje tjetër do të njoftoheni edhe ju” tha shkurt Boshnjaku për “Gazeta Blic.

Ajo ka bërë të ditur se nuk kanë patur ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit.

“Deri tani nuk kemi asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit” deklaroi ajo për “Gazeta Blic”


Luljeta Boshnajku, Këshilli Grevist

Mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë po përmbyllin javën e pestë që janë në grevë.

Palët nuk po lëvizin nga qëndrimet pavarsisht disa takimeve të zhvilluara ndërmjet tyre.

Ata që po humbin më shumë në këtë mes fëmijët/nxënësit, kanë bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor, përmes Këshillit të Prindërve.

SBASHK dhe Qeveria kanë mbetur të vendosur në pozicionet e tyre.

Nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria.

/Gazeta Blic/

LAJMI I FUNDIT: SBASHK jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet!