Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se Qeveria ua ka pezulluar komunave 37.5 milion euro, raporotn Gazeta Blic.
Ibrahimi ka theksuar se këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës.
“Në bazë të Ligjit për Ndarje Buxhetore për Vitin 2023 në pikën 6 të nenit 9 për të hyrat vetanake të komunave thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës”
“Kjo është hera e parë që një dispozitë e tillë parashihet me ligjin mbi ndarje buxhetore sepse viteve të kaluara është thënë që të hyrat vetanake mund të barten nga vitet fiskale paraprake e jo vetëm nga një vit paraprak.
“Kjo i bie që komunave do t’ju barten të hyrat nga viti 2022 në vitin 2023 por asesi që të hyrat vetanake nga vitet paraprake, pra të vitit 2021 nuk do t’I barten komunave në vitin 2023. Me këtë rast rreth 37.5 milion eur nuk do t’I barten komunave në vitin 2023 dhe këto mjete do të mbahen të pezulluara nga Qeveria e Kosovës. Me këtë rast këto mjete të cilat janë të dedikuara për investime kapitale në përmisimin e jetës së qyetarëve nuk do të mund të ndodhin. Zgjidhja e vetme e këtij problem është amandamentimi I Ligjit për ndarje buxhetore ku pika 6 e nenit 9 do të ndryshohet dhe t’iu mundësohet komunave bartja e të hyrave vetanake edhe nga viti 2021” deklaron Ibrahimi.


