Lajme

Sazan Ibrahimi jep disa nga statistikat për tatimin në pronë: Komunat me performancë të shkëlqyer

12/12/2023 13:01
nga:Genita C

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur rreth inkasimit të komunave për tatimin në pronë, raporton GazetaBlic.

Ibrahimi flet për GazetaBlic ku theksoi se komunat kanë performancë të shkëlqyer sa i përket mbledhjes së të hyrave nga tatimi në pronë.

Ai ka dhënë edhe disa nga statistikat e për vitin 2023, ku tregoi se krahasuar me planin e këtij viti, komunat kanë mbledhur 99% të mjeteve.

“Në Ligjin e Buxhetit për vitin 2023 komunat kanë qenë të obliguara të mbledhin 44,59 milion euro. Realizimi deri më datë 11.12.2023 është 43,99milion”, thotë Ibrahimi.

“Krahasur me planin e vitit 2023 komunat kanë mbledhur 99% të mjeteve nga tatimi në pronë.

Krahasur me 2022, ka rritje për 37% të të hyrave nga tatimi në pronë. Pra, komunat kanë performancë të shkëlqyer sa i përket mbledhjes së të hyrave nga tatimi në pronë.

Realizimi vitin e kaluar deri 11.12.2022 ishte 32,13milion’, tha Ibrahimi për GazetaBlic.