Sporti

Sassuolo “shokon” Milanin në San Siro!

04/21/2021 20:23
nga:L J

Skuadra e Sassuolos ka mposhtur Milanin në San Siro.

Sassuolo ka mposhtur Milanin në “San Siro” me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan ishte duke fituar ndaj Sassuolos në pjesën e parë me rezultatin 1-0, me golin e Hakan Calhanoglu.

Megjithatë, Sassuolo reagoi mjaft mirë në pjesën e dytë të takimit.

Raspadori shënoi dy gola të shpejtë, fillimisht në minutën e 76’të, pastaj në të 83’tën, për t’i dhënë fitoren ekipit të Sassuolos.

Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, kurse Sassuolo tani  ndodhet në vendin e tetë me 49 pikë.

/GazetaBlic Sport