Skuadra e Napolit e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Serie A.
Sassuolo do të jetë kundërshtari i skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim fillon në ora 20:45, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani që është titullar i padiskutueshëm tek formacioni i Napolit.
Nga minuta e parë do të startojë edhe reprezentuesi shqiptar tek skuadra e Sassuolos, Nedim Bajrami.
Sassuolo (4-3-3): Consigli; Zortea, Erlic, Ruan, Rogerio; Frattesi, Maxime Lopez, Matheus Hnerique; Bajrami, Defrel, Laurienté.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Elmas; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
/GazetaBlic Sport/


