Sporti

Sassuolo – Inter, Kristjan Asllani luan nga minuta e parë

10/08/2022 14:02
nga:Mergim Rreci

Spektakël i madh sot në Serie A.

Tre takime sot në program, dy prej tyre pritet të jenë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, në ora 15:00, Sassuolo e pret Interin në “Mapei Stadium”, atje ku të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.

Interi vjen në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë që të vazhdojë me rezultate pozitive.

Megjithatë, Sassuolo ka pasur një start të mirë të edicionit dhe nuk do të dorëzohet asesi lehtë ndaj Neruazzurëve.

Kristjan Asllani do të jetë titullar në këtë ndeshje, këto janë formacionet e plota zyrtare:

Sassuolo: Consigli; Toljan, Erlic, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Maxime Lopez, Thorstvedt; Laurienté, Pinamonti, Konradsen.

Inter:  Onana; D’Ambrosio, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez