Skuadra e Milanit ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serie A.
Milan ka pësuar humbje nga skuadra e Sassuolos në shtëpi me rezultatin 1:3, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Milan që kaloi fillimisht në avantazh, me golin e Alessio Romagnolit në minutën e 21’të – por mysafirëve iu nevojitën vetëm 12 minuta për të përmbysur gjithçka.
Scamacca dhe autogoli i Kjaer i dha avantazhin ekipit të Sassuolos, kurse çështja e fituesit u mbyll në pjesën e dytë kur Berardi realizoi në portën e Maignan.
Romagnoli kishte një ditë të tmerrshme, ku u ndëshkua me të kuq pas 77 minutave lojë.
Milan tani ka 32 pikë në vendin e dytë, kurse Sassuolo ka 18 pikë në vendin e 12’të.
/GazetaBlic Sport


