Maurizio Sarri kishte një përplasje me Alexis Saelemaekers pas ndeshjes Milan-Lazio, por çfarë ndodhi?
Sarri vrapoi drejt anësorit të Milanit pas përfundimit të takimit, para se një anëtar i stafit të Lazios të ndante trajnerin dhe lojtarin, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjyqtari, Daniele Chiffi më pas ndëshkoi Sarrin me të kuq.
“Nuk ishte asgjë e madhe”, tha trajneri i Lazios.
“Djaloshi i ri bëri një gjest që nuk duhet t’ua bëni të moshuarve dhe Ibrahimovic më pas qetësoi gjithçka. Këto gjëra ndodhin në fushë ”.
Sipas DAZN, Sarri kërkoi më shumë respekt nga 22-vjeçari, i cili me sa duket e ekzagjeroi festimin e tij. Rossonerët morën një fitore 2-0 ndaj Lazios me golat e Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic.
/GazetaBlic Sport


