Sporti

Sarri: Nuk ndjej rivalitet me Mourinhon, ka fituar më shumë se unë

07/09/2021 13:45
nga:E K

Maurizio Sarri sapo ka mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Lazios.

Maurizio Sarri është duke mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Lazios, i shoqëruar nga Drejtori sportiv, Igli Tare.

Ai në njërën nga pyetjet u pyet edhe për “rivalitetin” e tij me Jose Mourinhon.

Dihet që kur Sarri ishte tek Chelsea dhe Mourinho tek Manchester United, dyshja pati disa duele të nxehta jashtë fushës, por siç duket italiani i ka lënë prapa ato.

“Unë këtë duelin me Mourinhon që po thoni, nuk po arrij ta shoh”, tha ai.

“E kam njoftuar dhe me të vërtetë ka një personalitet të mirë”, shtoi ai.

“Nuk ndjej se kam rivalitet me të, ka fituar më shumë se unë dhe ka një resume më të mirë se unë”, deklaroi Maurizio Sarri