Sporti

Sarri: Ne nuk jemi skuadër e madhe, por jemi “viktimë e një koktejli vdekjeprurës”

10/01/2023 09:11
nga:E K

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka deklaruar se humbja 2-0 në transfertë ndaj Milan erdhi si pasojë e kalendarit, gjë të cilën tekniku italian e ka paraprirë që nga hedhja e shortit të Serie A.

Në prononcimin për mediet pas kësaj sfide, Sarri deklaroi se skuadra e tij është “viktimë e një koktejli vdekjeprurës”, referuar kështu faktit që Lazio kishte ndeshje shumë të vështira në transfertë.

“Ne nuk jemi një skuadër e madhe dhe nuk mund ta konsideronim veten një të tillë as vitin e kaluar. Kundër Milanit kalibri është ndryshe. Sot pashë një ekip që, krahasuar me ndeshjet e mëparshme kundër Milanit në San Siro, luajti me më shumë personalitet. Në pjesën e parë ne kemi bërë më mirë se ta. Pastaj nuk reaguam siç duhet dhe si pasojë pësuam golat. Jemi viktima të një kokteji vdekjeprurës, pasi kishim tre ndeshje të vështira në transfertë, ndaj Napolit, Juventusit dhe Milanit, nuk kam parë askënd ta bëjë këtë”-deklaroi Sarri.