Maurizio Sarri pranon se Lazios “i mungonte diçka në finalizimin e aksioneve” gjatë barazimit 0-0 të Ligës së Evropës me Galatasaray.
Lazio kishte nevojë për një fitore për të anashkaluar play-offin e Europa League në shkurt dhe për të shkuar direkt në raundin e 16-të, por ata nuk ishin në gjendje të arrinin më shumë se një barazim 0-0 në Stadio Olimpico, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo do të thotë se ata do të përballen me një nga tetë skuadrat që u rrëzuan nga Champions League në një ballafaqim me dy ndeshje.
“Mendoj se luajtëm mirë, thjesht na mungonte diçka në konkretizim, si pasimi i fundit ose finalizimi. Ishte e komplikuar, sepse Galatasaray nuk donte të luante, ata thjesht erdhën këtu për t’u mbrojtur”, tha Sarri për Sky Sport Italia.
“Komplikacioni tjetër ishte fusha, e cila ishte thjesht në një gjendje të tmerrshme. Ne dominuam topin dhe morëm iniciativën, por nuk gjetëm një zgjidhje.
“Duhet të mësojmë të fitojmë këtë lloj loje, të jemi më konsekuent dhe të transformojmë dominimin territorial në rezultat, gjithmonë na mungonte diçka”, deklaroi Sarri.
/GazetaBlic Sport/


