Sporti

Sarri me fjalë të mëdha për Muriqin: Duam që ai të qëndroj me ne

09/17/2021 12:51
nga:E K

Lazio u përballë mbrëmë me Galatasarayn në Stamboll në kuadër të Ligës së Evropës.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua nga pjesa e dytë në këtë ndeshje për Lazion.

Ndeshjen në fjalë e fituan turqit me rezultat minimal, 1:0 me një autogol të portierit shqiptar Thomas Strakosha.

Pavarësisht humbjes, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka pasur fjalë të mira për sulmuesin e kombëtares së Kosovës.

Duam që Muriqi të qëndroj me ne, ai duhet të qëndroj këtu”, tha Sarri para mediave.

Kujtojmë që Muriqi në këtë ndeshje u fut në lojë në minutën e 59-të, ku e zëvendësoi sulmuesin italian Ciro Immobile.

Muriqi deri me tani nuk ka lënë gjurmë te skuadra nga kreyeqyteti italian, pasi që ka shënuar vetëm 2 gola në 38 paraqitje sa ka pasur në gjitha garat.