Sporti

Sarri kërkon përforcime, Muriqi në listën e largimeve nga Lazio

12/15/2021 15:54
nga:Mergim Rreci

Sipas Il Messaggero, Maurizio Sarri i ka kërkuar Lazios të nënshkruajë me Emerson Palmieri dhe Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.

Raporti shton se sulmuesi i Bodo/Glimt Erik Botheim është gjithashtu me interes për klubin, ndërsa skuadra e Serisë A do të kërkojë gjithashtu të largojë Denis Vavro dhe Vedat Muriqi.

Tashmë duket si punë e kryer se sulmuesi kosovar do të jetë në listën e të larguarve nga Lazio dhe gjithashtu pritet që të rikthehet tek skuadra e Fenerbahces.

Mediat turke kanë raportuar se drejtuesit e dy skuadrave do të takohen në fund të muajit dhejtor dhe gjithçka mund të përfundojë aty në lidhje me këtë marrëveshje.

/GazetaBlic Sport/