Maurizio Sarri nuk kërkon të justifikohet pas humbjes ndaj Interit në Superkupë.
“Ishte e dukshme që në fillim. Dallimi mes nesh dhe tyre ekziston, por nuk është ai që u pa në këtë ndeshje. Sonte të metat tona janë të shumta. Skuadra jonë ka vuajtur gjithmonë nga këto ndërprerje pas një periudhe pozitive. Më shqetëson se si humbëm. Interi është i fortë dhe ka një nga mesfushorët më të fortë në Evropë.”
Më pas, fjalë të ashpra për skuadrën:
“Nga fusha e kisha ndjesinë se ishim mbrapa në gjithçka. Pashë një skuadër të frikësuar në fazën fillestare të ndeshjes, të frikësuar në fazën sulmuese dhe të dobët në fazën mbrojtëse. Lotito? Ai nuk ishte i zemëruar, ishte i zhgënjyer si unë, ne lamë një përshtypje të tmerrshme para një publiku të madh televiziv”.
Gjithmonë duhet të mësosh diçka nga disfatat:
“Në të gjitha përvojat negative ka mësime. Nëse shikojmë individët, jemi inferiorë ndaj Interit. Nëse duam të konkurrojmë edhe me këto skuadra, duhet të kemi diçka më shumë se të tjerët për sa i përket vendosmërisë. Në këtë mbrëmje duhet të nxjerrime mësime.”