Sporti

Sarri flet për humbjen ndaj Bolognas: Ishim të hutuar dhe pa energji

10/03/2021 16:07
nga:Lorik J

Skuadra e Lazios ka humbur ndeshjen e sotme të Serie A ndaj Bolognas me rezultatin 3:0.

Sarri foli pas kësaj humbje, ku tha se skuadra e tij, Lazio ishte e hutuar dhe pa energji, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri foli për mungesën e Immobile, i cili u zëvendësua nga Muriqi.

“Një ndeshje nuk mund të shpjegohet për shkak të mungesës së një lojtari. Ekipi ishte i hutuar, pa energji mendore dhe fizike. Ne kemi nevojë për të reflektuar pse humbëm në këtë mënyrë.”

“Lojën që e humbëm vetë. Në fushë pashë të hynte një ekip me një nivel shumë të lartë vendosmërie dhe një ekip pa energji. Ne bëmë një lojë pasive, faza mbrojtëse ishte pa shpirt sakrifice”, përfundoi Sarri.

/GazetaBlic Sport