Lajme

Sarrazin takohet me Osmanin

08/29/2024 14:42
nga:Genita C

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar sot edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Sarrazin është duke qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai gjatë ditës u takua edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Zyrtari gjerman në ora 18:00, do të mbajë një deklarim për media për vizitën e tij.

Krasniqi pret në takim Sarrazinin, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë