Lajme

Sarajeva këtë mëngjes rezultoi me ajrin më të ndotur në botë

12/17/2025 10:07
nga:Y I

Sarajeva edhe këtë mëngjes kryeson listën e kryeqyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqtetin e Bosnje-Hercegovinës arrin vlerën 396, raporton klix.ba.

Pas Sarajevës renditet Lahori i Pakistanit, ku indeksi i cilësisë së ajrit është regjistruar 297, ndërsa në Delhin e Indisë 284.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 këtë mëngjes në Sarajevë është 53 herë më i lartë se vlera vjetore referuese e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga IQAir, situata më e keqe është regjistruar nga stacioni matës në Saraj Polje, ku është matur vlera 533.

Në Otoka është matur 366, në Bjelave 384, në Ilidxha 282, ndërsa pranë Vijeçnicës 170.