Teksa ndodhet në Prishtinë, Sarah Berisha ka treguar se dikush i kishte përplasur makinën dhe ishte larguar. Por ajo ç’ka i ka bërë habi Sarës është që shoferi ka lënë një shënim.
Shoferi i ka kërkuar ndjesë dhe i ka lënë emrin dhe numrin e kontaktit.
“Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, shkruan personi. “Ka akoma njerëz të mirë”, shprehet Sarah.