Showtime

Sarah Berisha dhe DJ PM shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit

02/22/2022 12:44
nga:Donika Fetahu

Një ndër çiftet më të preferuara dhe më të përfolur të Big Brother VIP padyshim janë blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM.

Dyshja që krijuan një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, tashmë janë pothuajse kudo së bashku edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sarah dhe Pajtimi ishin bashkë edhe në festën e organizuara mbrëmë për të festuar sukseset e spektaklit, ku nuk munguan as ish-banorët e tjerë.

Të dy ata u panë vazhdimisht në shoqëri të njeri-tjetrit në postime që u postuan në rrjetet sociale nga shumë pjesëmarrës.

Mes tyre nuk munguan as puthje dhe përqafimet, ndërsa shihen të lumtur teksa vazhdojnë të shijojnë lidhje e dashurisë.