Showtime

Sara Hoxha publikon prapaskenat e klipit të ri të Ledri Vulës të realizuar në Itali

07/01/2023 14:53
nga:Gazeta Blic

Ledri Vula ditën e djeshme (e premte) ka publikuar këngën e re të titulluar “Gjendja”.

Në këtë projekt protagoniste është partnerja e tij, Sara Hoxha, me të cilën po ashtu kanë ndarë një histori të bukur dashurie.

Videoklipi i kësaj kënge ndërkaq u realizua në Portofino të Italisë në skena mjaft të nxehta me njëri-tjetrin.

Çifti vijnë me një paraqitje atraktive në klip duke bërë që të komplimentohen mjaft shumë për këtë pjesë.

Ky projekt ndërkaq akoma pa u bërë 24 orë ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikime në YouTube.

Dyshja janë bashkë që disa vite dhe tani kanë bashkë një vajzë të vogël, Poem Blu.

Ledri po vazhdon angazhimet në muzikë, gjersa Sara u njoftua se do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”.