Showtime

Sara e Ledri Vulës futet në “Big Brother”

12/25/2021 17:24
nga:G C

Sot ka arritur një zarf i bardhë në shtëpi.

Zarfi kishte të bënte me lojën e radhës kryesisht për të cilën Vëllai i Madh ka angazhuar djemtë.

Djemtë duhet të mësojnë t’i bëjnë vajzave make-up, ku për këtë arsye brenda shtëpisë kanë ardhur dy përfaqësueset e njërës prej kozmetikave më trendi në vend.

Brenda shtëpisë së famshme ndodhet edhe Sara Hoxha apo ndryshe partnerja e Ledri Vulës.

Ajo dhe mikesha e saj Sara Karaj u mikpritën mjaft mirë nga banorët e BBV.