Showtime

Sara dhe Atdheu konfirmojnë lidhjen, shumë shpejt do të bëhen prindër

05/18/2021 21:36
nga:Genita C
  1. Ishte Sara ajo e cila sapo ka publikuar një imazh në Instagram bashkë me Atdheun.

Krahas fotografisë ajo se çka mori vëmendje ishte mbishkrimi që i ka venë postimit por edhe duart e tyre të bashkuara mbi barkun e ish-konkurrentes së programit.

“Çifti hollivudian”, ka shkruar Sara në mbishkrimin e fotografisë e cila natyrisht se mori komente nga më të ndryshmet nga ndjekësit.

Përveç komenteve pozitive kishte edhe prej atyre të cilët i akuzuan se përse nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre në program.

Ndryshe, Sara Malaj u deklarua për Geljanin teksa më vonë u tha se është në lidhje me Atdheun, megjithatë dyshja nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot./Lajmi.net/