Lajme

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Kurti duhet të shkojë te Ferdonije Qerkezi t’i kërkoj falje”

06/16/2021 07:36
nga:Y I

Sekretari Organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se Kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë një kërkimfalje ndaj nënave Gjakovare pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre”, është shprehur Gjoshi.

Kurti të martën është takuar me Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Reagimi i plotë:

Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre.