Sporti

Sapo mbërriti në Marseille, Malinovsky takoi familjet ukrainase në qendrën sportive të ekipit francez

01/10/2023 18:38
nga:Lorik J

Sapo mbërriti në Marseille nga Atalanta, Ruslan Malinovskyi është pritur ngrohtësisht nga familjet ukrainase që kanë ardhur në qendrën stërvitore për këtë rast.

Siç raportohet nga faqja zyrtare e OM, pas një vizite të shkurtër në qendrën sportive, futbollisti ka folur me ta, ka shkëmbyer disa pasime dhe ka dhuruar fanellën e tij, si dhe ka ftuar familjet të ndjekin ndeshjen e tij të parë në Velodrome, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gjest mjaft i mirë nga klubi dhe lojtari.

Ja pamjet: