Sporti

Santos: Cristiano Ronaldo nuk është Portugalia, ne kemi një skuadër

06/19/2021 09:18
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Portgualisë, Fernando Santos ka folur para ndeshjes me Gjermaninë.

E shtuna sheh kampionët evropianë të ndeshen me Gjermaninë, atje ku me një fitore të mundshme do të kalonin në fazën e eliminimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Santos tha se kombëtarja e tij po luan e bashkuar dhe se nuk është vetëm Ronaldo pjesë e kësaj skuadre.

“Portugalia është një ekip, jo vetëm Cristiano Ronaldo,” shpjegoi Santos në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Portugalia është krenare për këtë ekip.

“Unë duhet t’i motivoj të gjithë, gjithashtu edhe ata që janë në stol për një ndeshje të madhe si kjo”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/