Sipas raportimeve të shumta në Itali, Antonio Conte së shpejti mund të marrë një punë të re, jo si trajner, por si ekspert për Sky Sport Italia.
Conte dha dorëheqjen si trajner i Interit gjatë verës pasi fitoi titullin e Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
Tani, sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, ish-tekniku i Chelsea dhe Juventus mund të marrë një punë të re, atë të ekspretit për SkySport Italia.
Il Corriere dello Sport raporton se Conte dhe Sky janë në bisedime të avancuara me transmetuesit që i ofruan trajnerit një rol ekspert për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në 2021-22.
Trajneri italian thuhet se tundohet nga oferta dhe mund ta pranojë atë.
/GazetaBlic Sport/


