Lajme

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Haliti: Kosova është vlerësuar si faktor destabiliteti

11/05/2024 22:46
nga:G B

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti në Debat Plus në RTV Dukagjini ka kritikuar qeverinë e Kosovës për moskonstruktivitet në raport me SHBA-të.

Ai derisa po analizonte zgjedhjet presidenciale në SHBA ka thënë se Qeveria e Kosovës në është futur nën sanksione pasi që është treguar jo konstruktive me kërkesat amerikane dhe si rezultat tash e dy vite vendi është futur nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

‘’Ne duhet me prezantu veten me fakte që jemi faktor stabiliteti. Ne këto dy vjetët e fundit jemi dëshmu ose na kanë vlerësu që jemi faktor destabiliteti në Ballkan dhe na kanë vendos sanksione Bashkimi Evropian dhe nuk e kanë ndër mend me i hek para zgjedhjeve. Kot po thotë Albini ju thash me i hek ose Presidentja ju thash hiqni sanksionet, nuk bohet ajo punë hiqni sanksionet’’, ka thënë ndër të tjera Haliti.

Ai gjithashtu është shprehur se politika e Kosovës duhet të ketë prioritet stabilitetin në Ballkan.

‘’Këtë politik jua prezantojmë edhe Demokratëve edhe Republikanëve dhe unë mendoj që ky qëndrim është profitabil për Kosovën’’, ka thënë Haliti.