Lajme

Sanksione kundër Rusisë? Përgjigjet Vuçiç

05/01/2022 12:10
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë pjesëmarrjes në stërvitjen e Ushtrisë Serbe “Mburoja 2022” në aeroportin ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavlović” në Batajnicë ka dhënë detaje dhe në lidhje me sanksionet që i kërkohen që të vendosë ndaj Rusisë.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se nuk është e vërtetë që ka biseduar me senatorin Chris Murphy për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas tij politika serbe është një politikë zhvillimi ndaj është e pamundur të flasë për spekulime nëse dikush do të vendosë sanksione.

“Politika jonë duhet të jetë një politikë e përgjegjësisë që nuk është as njëra e as tjetra, një politikë e zhvillimit dhe përparimit të Serbisë, një politikë që do të shikojë interesat e vendit tonë. Duhet të shikojmë vendin tonë. Unë me të vërtetë nuk mund të flas për spekulime se kur dhe nëse dikush do të vendosë sanksione. Zoti Murphy nuk tha që unë fola për këtë në lidhje me sanksionet, por mediat lokale raportuan se ishte sikur ne thjesht prisnim të shihnim se si do ta bënim. Biseduam për një temë krejt tjetër, besoj se do të merrni një deklaratë të tillë nga zyrtarët e ambasadës amerikane, në takim ishin mbi 20 persona. Do të doja të flisja më shumë për deklaratën e Putinit më 6 maj “, është shprehur Vuçiç.