Kupa e Botës 2022

Sane rikthehet në stërvitje, ende në dyshim për duelin me Spanjën

11/25/2022 19:27
nga:Mergim Rreci

Anësori Leroy Sane është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Japonisë për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të djathtë.

Megjithatë, lojtari i Bayern Munichut është ende në dyshim për ndeshjen e së dielës kundër Spanjës, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas L’Equipe, Sane bëri stërvitje me ekipin, por nuk mori pjesë në seancën e plotë.

Gjermania u mund nga Japonia me rezultat 1-2 në raundin e parë, duke e bërë ndeshjen kundër Spanjës praktikisht vendimtare për ‘Mannschaft’.

/GazetaBlic Sport/