Lajme

Sandulloviq: Unë jam prova e gjallë e sundimit nazist

03/13/2024 07:31
nga:N K

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duhet të përgjigjet si kriminel lufte, kur ishte ministër dhe tani, si president, për torturimin dhe tentativën për të vrarë kundërshtarët e tij politikë.

Sandulloviq, në një postim në platformën X, ka komentuar fjalën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 21-të të vrasjes së ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq.

Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duhet të përgjigjet si kriminel lufte, sa ishte ministër dhe tani si president, për torturimin dhe tentativën për të vrarë kundërshtarët e tij politikë.

“E vërteta! Unë jam prova e gjallë e sundimit të tij nazist! Ai duhet të përgjigjet si kriminel lufte, kur ishte ministër dhe tani, si president, për torturimin dhe tentativën për të vrarë kundërshtarët e tij politikë”, ka shkruar Sandulloviq në X.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në përvjetorin e 21-të të vrasjes së ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, tha se ai e pagoi qëndrimin e tij pro-perëndimor dhe pro-reformës.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, u vra Zoran Gjingjiq. Ky është çmimi që ai pagoi për një qëndrim pro-perëndimor dhe pro-reformës, i cili përfshinte shkuarjen e Millosheviçit në Hagë. Kërcënimet për jetët e atyre që sfidojnë pushtetin autoritar vazhdojnë ende”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.