Sporti

Sancho drejt rikthimit te Borussia Dortmund, anglezi po kryen testet mjekësore te gjiganti gjerman

01/11/2024 12:07
nga:E K

Futbollisti i Manchester United, Jaden Sancho tashmë po kalon kontrollet mjekësore te Borussia Dortmund para se të zyrtartarizohet si lojtar i ekipit gjerman.

Anglezi kaloi në “Old Trafford” pikërisht nga Borussia, por nuk arriti të shfaqte potencialin e tij te “Djajtë e Kuq”, dhe më pas hyri në konflikt me menaxherin Eric ten Haag, i cili e largoi nga skuadra, transmeton GazetaBlic Sport.

Marrëveshja do të kryhet në formë huazimi.