Sporti

Sanchez ‘thumbon’ Mourinhon dhe zbulon problemet tek Manchester United

01/27/2024 11:33
nga:Mergim Rreci

Alexis Sanchez, aktualisht në Inter, kujtoi kohën e tij në Manchester United , ku ai drejtohej nga Jose Mourinho.

Sulmuesi vlerësoi trajnerin portugez, por rrëfeu se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk ishte gjithmonë më e mira, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jose Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë, në mënyrën se si stërvitet dhe u qaset gjërave. Por, brenda grupit, kishte ndjenjën se mund të ishe në ekip dhe, nga një moment në tjetrin, mund të ishe jashtë. Ndonjëherë nuk kam luajtur, pastaj kam luajtur, pastaj nuk kam luajtur dhe kemi humbur besimin. U krijua një atmosferë që nuk ishte e shëndetshme,” kujton ai, në një intervistë për BBC .

“Ndonjëherë kam luajtur mirë dhe kam shënuar gol, por ai ma ka hequr. E dua futbollin. Unë luaj që në moshën pesëvjeçare dhe nëse ma marrin topin, është sikur të humbas gëzimin. Ky jam unë”, vazhdoi ai.

35-vjeçari kilian zbuloi gjithashtu se çfarë mendoi menjëherë pas stërvitjes së tij të parë me Djajtë e Kuq, ku mbërriti nga Arsenali: “U ktheva në shtëpi dhe pyeta familjen time dhe agjentin tim nëse mund të jepja dorëheqjen dhe të kthehesha në Arsenal”.

/GazetaBlic Sport/