Sporti

Sanches: Në verë kisha marrëveshje me Barcelonën, por u dëmtova dhe dështoi transferimi im

11/22/2021 10:26
nga:Lorik J

Ylli i Lille, Renato Sanches pranon se Arsenali dhe Milani mund të jenë të interesuar për transferimin e tij dhe zbulon se ai kishte arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Barcelonën në verë.

Mesfushorit portugez i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe sipas raportimeve në Itali, Milani është në pole-pozicion për të siguruar shërbimet, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndoshta Milani dhe Arsenali janë të interesuar, por unë nuk e di”, tha Sanches për L’Equipe.

“Milani është një klub i madh dhe historik. Më pëlqen.”

Sanches mund t’i bashkohej Barcelonës gjatë verës, por një dëmtim e pengoi atë të transferohej në Camp Nou.

“Gjithçka ishte e kryer me Barcelonën, mendoj se gjithçka u prish për shkak të dëmtimit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport