Sporti

San Marino publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

05/31/2021 22:53
nga:L J

San Marino, e ka publikuar listën për ndeshjen miqësore me Kosovën, shkruan Gazetasheshi.com.

Përfaqësuesja e San Marinos nesër (e marte) do të përballet me Kosovën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00.

Në ndeshjen me Dardanët, ekipi i San Marinos do të jetë në mungesë të lojtarit Elia Benedettini.

Ndërsa do të ketë dy risi, ku për herë të parë do të mund të luajnë Pietro Sopranzi dhe Samuel Pancotti.