Sporti

San Marino arriti sonte fitoren e parë historike në ndeshjet zyrtare

09/05/2024 23:33
nga:Mergim Rreci

Historia është bërë mbrëmjen e së enjtes në Serravalle, ku kombëtarja e San Marinos ka arritur fitoren e parë në ndeshjet zyrtare në histori, duke mposhtur 1-0 Lihtenshtajnin në startin e grupit 1 të divizionit D të Ligës së Kombeve.

Kjo fitore u arrit me një gol të vetëm të sulmuesit 19-vjeçar, Nicko Sensoli, në minutën e 53-të, transmeton GazetaBlic Sport.

San Marino nuk kishte fituar asnjë ndeshje që nga viti 2004 – më 28 prill të atij viti ata mundën të njëjtin Lihtenshtajn, por në një lojë miqësore – por kjo ishte fitorja e tyre e parë në nivel zyrtar.

Ishin  205 ndeshje, duke përfshirë miqësoret dhe kualifikimet për Botërorin, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, me nëntë barazime për të thyer monotoninë e humbjeve të pësuar.

/GazetaBlic Sport/