Sporti

Samuele Ricci do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore para transferimit tek Milani

07/02/2025 11:02
nga:Lorik J

Milani ka finalizuar transferimin e Samuele Ricci nga Torino, raporton gazetari italian Gianluca di Marzio.

Rossonerët do të paguajnë 23 milionë euro për mesfushorin mbrojtës 23-vjeçar, me kontratën që përfshin edhe 1.5 milionë euro në bonuse.

Kontrata e Ricci-t do të jetë për katër sezone. Paga vjetore e lojtarit do të jetë dy milionë euro.

Torino do të mbajë gjithashtu 10% të të drejtave të mesfushorit.

Samuele Ricci pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Milano më 3 korrik.

Sezonin e kaluar, lojtari italian Samuele Ricci luajti 34 ndeshje në Serie A, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 1 asist.

/GazetaBlic Sport