Sporti

Samuel Opeh zyrtarizohet tek skuadra e Malishevës

07/15/2025 16:34
nga:Mergim Rreci

Samuel Opeh, është lojtar i ri skuadrës së Malishevës.

“Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona. Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.

‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar për transferimin e tij tek skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi.