Kombëtarja e Kamerunit siguroi kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Kombeve të Afrikës, por nuk ishte një mision aspak i lehtë.
Kamerunit i duhej të mposhte Gambinë në një ndeshje të çmendur që përfundoi 3-2 në favor të skuadrës së Rigobert Song, transmeton GazetaBlic Sport.
Emocioni ishte aq i madh sa as Samuel Eto’o nuk qëndroi indiferent. Pas fishkëllimës së fundit, me fitoren tashmë të konfirmuar, Eto’o zbriti në dhomat e zhveshjes për të uruar lojtarët dhe nuk i përmbajti dot lotët.
Samuel Eto’o got emotional with his boys’ comeback! ? #TotalEnergiesAFCON2023 l @FecafootOfficie pic.twitter.com/pDw8sfDbHD
— CAF (@CAF_Online) January 23, 2024
/GazetaBlic Sport/