Sporti

Samuel Eto’o i ashpër për Kupën e Kombeve Afrikane, krijon paralele me Euro 2020

12/21/2021 16:48
nga:Mergim Rreci

Samuel Eto’o, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, nuk e sheh pse Kupa e Kombeve Afrikane nuk duhet të vazhdojë edhe për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.

Turneu kontinental do të zhvillohet në Kamerun nga 9 janari deri më 6 shkurt, por ka raportime që CAN po mendon të anulojë edicionin e këtij viti për shkak të rritjes së shpejtë të variantit Omicron COVID, përcjell GazetaBlic Sport.

Eto’o, një ish-sulmues i Barcelonës, Interit dhe Sampdorias, së fundmi është emëruar President i Federatës së Futbollit të Kamerunit dhe insiston se Kupa e Kombeve Afrikane do të vazhdojë.

“Pse duhet të luhet?” tha ai për Canal Plus.

“Federata që unë përfaqësoj do ta mbrojë fuqishëm garën. Euro 2020 u luajt në mes të pandemisë me stadiume plot. Pse nuk duhet të luajmë? Duhet të jemi të qartë në këtë aspekt.”

/GazetaBlic Sport/